• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ja cilat familje do t’i marrin shtesat për fëmijë, këto janë kushtet për të përfituar nga ligji

01/11/2019 21:15
nga:Q F

Iniciues-ja e projektligjit për shtesat për fëmijë Donika Kadaj Bujupi, ka sqaruar se cilat familje do të marrin shtesat për fëmijë dhe cilat jo.

Në një intervistë për Gazetën Blic, Donika Kadaj Bujupi ka thënë se do të bëhet një kategorizim i familjeve që u takon përfitimi nga ky ligj, dhe një pjesë tjetër që do të përjashtohet nga kjo.

Ajo ka treguar se familjet që kanë të hyra të larta, do përjashtohen nga ky ligj, ndërsa afro 80% e familjeve do marrin shtesa.

“Fillimisht ideja ishte që të gjithë fëmijet të gëzonin një shumë prej 10 eurove por më pas, pas debatit në Parlament doli që për shkak të nevojave të mëdha që kanë familjet që nuk kanë të hyra të mjaftueshme, të bëhet një kategorizim.

Kjo i bjen psh që ata individë që kanë të hyra të larta, pra kategori si pagat më të mëdha në vend, të mos e gëzojnë këtë të drejtë.Mu më vjen keq sepse kjo është një e drejt universal për të gjithë fëmijët, por kështu vendosi Kuvendi.

Dhe ato mjete do të shkojnë për familjet që kanë të hyra më të vogël në familje.
Unë mendoj se 80 % të familje do të përfshihen në këtë kategori sepse e dimë se pagat janë të ulëta, në përjashtim të atyre familjeve që kalojnë pragun e të hyrave që kemi konsideruar” ka thënë Bujupi.

Më poshtë e gjeni të plotë intervistën e deputetes Kadaj Bujupi dhënë Gazetës Blic.