Sporti

Ja çfarë thotë Lampard pas disfatës nga Liverpooli

09/22/2019 20:11
nga:Lorik J

Lampard beson se skuadra e tij ishte më e mirë në duelin ndaj Liverpoolit, pasi kishin karakter dhe shpirt luftarak ndaj një ekipi të madh.

Liverpool ka mposhtur Chelsean në xhiron e gjashtë të Premierligës me rezultatin 1-2, raporton GazetaBlic.

Megjithatë, Lampard beson se skuadra e tij ka luajtur mjaft mirë.

“Performanca ishte e mençur dhe ne ishim skuadër më e mirë. Kishim më shumë energji në lojën tonë, kishim karakter dhe shpirt luftarak. Kjo është arsyeja pse tifozët duartrokitën në fund”, tha Lampard.

“Njerëzit thonë se ndalimi i transferimeve është një gjë e keqe për Chelsea, në një afat të shkurtër, natyrisht, por në një afat të gjatë nëse mund të kemi një vizion, me shkëlqimet e Fikayo Tomori, Mason Mount dhe Tammy Abraham mund të përfitojmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/