Showtime

Izraeli, shteti fitues i “Eurovision 2018”

05/13/2018 00:44
nga:F.B

Tashmë predikimi që ne në “GazetaBlic” patëm bërë para një muaji ka dal të jetë i saktë. Kjo pasi që Netta që ka përfaqësuar shtetin e Izraelit,  ka arritur të ftoj në Edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës “Eurovision” duke dalë e para fal pikëve të publikut.

Edicioni i 63-të i Festivalit të Këngës “Eurovision” – 2018 tashmë ka tri net që është transmetuar në pothuajse të gjitha vendet e Evropës, përshirë këtu edhe në Radiotelevizionin Publik të Kosovës (RTK) edhe pse Kosova nuk e ka të drejtën e pjesëmarrjes.

Eugent Bushpepa ka bërë të gjithë shqiptarët krenar me kualifikimin fillimisht në natën finale të “Eurovison”, e sonte ai ka bërë një paraqitje të mrekullueshme.

Vitin e kaluar fitues i këtij festivali ishte shteti i Portugalisë me këngën “Amar pelos dois”, që u realizua nga Salvador Sobral dhe që kënga ishte shkruar nga motra e tij Luiza Sobral.

E sonte “Çmimin e Madh” e ka marrë shteti i Izraelit, fal performancës së shkëlqyer të bullafiqes, Netta e cila për dy herë radhazi e ka ndezur skenën me këngën e saj të titulluar “Toy”

Faleminderit qe i pranoni dallimet mes nesh.” – janë fjalët e këngëtares nga Izraeli pasi u ngjit në skenë për ta marrë çmimin.

E lindur dhe rritur në Izrael, 25-vjeçarja fitoi konkursin fal një zëri të fuqishëm dhe një personalitet magnetik, ndërsa zotëronte një regjistrues unik, gjatë shfaqjeve të saj.

Netta sjell një kombinim të freskët dhe bashkëkohor të tingujve dhe influencës në Konkursin e Këngës në Eurovizion.

Kjo këngë ka arritur të mbledhë me miliona shikime në YouTube dhe njëherësh është kënga më e shikuar nga të gjitha këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës Eurovision 2018.

Kujotjmë që këtë vit, Festivali i Këngës Eurovision 2018 u mbajt në Lisbonë të Portugalisë pasi që vitin që shkoi fitues ishte ky shtet.  / © GazetaBlic /

07/23/2018 22:26

Izraeli refuzon ofertën ruse për Sirinë