Lajme

“Izraeli përdori forcë jo-proporcionale në Gaza”

05/18/2018 16:09
nga:M H

Shefi për të Drejtat e njeriut në OKB, Zeid Raad Al Hussein, ka vlerësuar se Izraeli ka përdorë forcë tërësisht jo-proporcionale kundër protestuesve palestinezë në kufirin në Gaza, ku mbetën të vdekur mbi 100 persona.

Në një takim në Gjenevë ai ka thënë se banorët në Gaza po jetojnë të mbyllur në një zonë toksike dhe se pushtimit të Gaza-s nga Izraeli duhet t’i vijë fundi.

Ambasadori i Izraelit ka deklaruar se udhëheqësit islamikë në Gaza qëllimisht kishin vendosur popullatën civile në situatë ku mund te dëmtoheshin.

OKB-ja është duke konsideruar të bëj një hetim privat.

Rreth 60 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ditën e hënë, në javën e shtatë të protestave përgjatë kufirit, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse në Gaza që nga lufta e 2014-ës në mes të Izraelit dhe militantëve të këtushëm.

05/16/2018 18:58

Lindje e Mesme, Izraeli: Dhuna në Gaza u ndal nga Egjipti