Lajme

Izraeli instensifikon bombardimet në Liban

09/19/2024 22:12
nga:Y I

Izraeli ka kryer dhjetëra sulme në Libanin jugor në orët e fundit në një “intensifikim të madh të bombardimeve”, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre burime libaneze të sigurisë.

Sipas mediave të huaja, këto burime i thanë Reuters se ishin disa nga bombardimet më intensive që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor.

Në një postim në ‘X’ para rreth një ore, Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se kanë goditur 30 raketa të Hezbollahut dhe “vendet e infrastrukturës terroriste” në sulmet e sotme.

Ata goditën “afërsisht 150 tyta lëshimi që ishin gati të gjuanin predha drejt territorit izraelit”, pretendon ushtria.

“Për më tepër, IDF-ja goditi infrastrukturën terroriste të Hezbollahut dhe një objekt të ruajtjes së armëve në zona të shumta në Libanin jugor,” shtuan ata.

Këto sulme janë sinjale të përshkallëzimit të mëtejshëm të luftimeve në Lindjen e Mesme, e cila rrezikon të kalojë kufijtë e Gazës, për t’u përhapur në të gjithë rajonin.