Cult

“Izraeli, 70 vjet shtet modern”, hapet ekspozita në konferencën “Mahar” në Budva

10/26/2018 20:30
nga:Q F

“Izraeli, 70 vjet shtet modern”, është ekspozita që u hap në konferencën “Mahar” në Budva

Ekspozita u prezantua nga ambasadorja Alona Fisher-Kam.

Marrin pjesë komunitetet hebraike nga gjithë Ballkani, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në Budva të Malit të Zi nisi konferenca “Mahar”, e cila është organizuar nga Kongresi Botëror Hebre (World Jewish Congress) dhe komuniteti hebraik i Malit të Zi.

Konferenca, në të cilën marrin pjesë të gjitha komunitetet e Ballkanit, si edhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova, organizohet për herë të gjashtë dhe do të zhvillohet në katër ditë.

Në këtë konferencë u hap edhe ekspozita e titulluar “Izraeli, 70 vjet shtet modern” . Ekspozita u prezantua nga ambasadorja e Izraelit në Serbi dhe jo rezidente në Kosovë,  Alona Fisher-Kamm.

Ekspozita tregon rrugëtimin  e një populli të persekutuar  dhe të dëbuar nga Evropa e deri te një shtet  i fuqishëm dhe inovative që ndërtuan hebrenjtë   Të cilët me zbulimet e tyre, jo vetëm qe fuqizuan shtetin e tyre,  por  kontribuuan me zgjidhjet inteligjente në shumë fusha në dobi të njerëzimit, si ato te teknologjisë  agrare ,mjekësisë  teknologjisë  informatike.