Lajme

Izet Sadiku: 90% e pacientëve të shtruar në Klinikën Infektive janë në oksigjeno-terapi

04/20/2021 11:12
nga:Y I

Situata me Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë tepër e rënduar, raporton Gazeta Blic.

Megjithëse numri i rasteve pozitive është ulur, numri i vdekjeve nga Covid vazhdon të jetë tepër i lartë.

Por si është gjendja në Klinikën Infektive dhe a ka shumë pacientë duke u trajtuar aty ?

Ud. i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, tha për “Gazeta Blic” se Klinika Infektive është embushur me pacientë.

Sadiku theksoi se numri i pacientëve aty fillon të bie pasi ka rënë klinikat e tjera covid në QKUK.

“Klinika Infektive është e mbushur me pacientë, kemi edhe katër klinika të tjera Covid dhe sigurisht zvogëlimi i rasteve fillon nga ato dhe Klinika Infeketive është e fundit. Kur zvogëlohet numri i rasteve me Covid në Klinikën infektive atëherë e kuptojmë që skemi më raste të hospitalizuara. Me sa kam informacione ka ra nurmi i rasteve në klinikat e tjera por në Infektivë ende nuk ka ra numri sepse ne jemi Klinika 1. Në fillim bje numri i rasteve në klinika të tjera e kur ato mbyllen fillon të bjerë numri në Infektivë”

Tutje doktor Sadiku tha se afërsiht 90% e pacientëve në këtë klinikë janë në oksigjeno-terapi.

“Diku 90% e pacientëve janë në oksigjeno-terapi” tha Sadiku për “Gazeta Blic”.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus 277 persona ndërsa kanë humbur jetën 14 të tjerë.

Numri total i rasteve pozitive në vendin tonë është 101.794 raste ndërsa numri i vdekjeve fatkeqësisht ka shkuar në 2.086 raste.

Me datën 28 mars në Kosovë ka arritur kontigjenti i parë i vaksinave anti Covid prej 24 mijë dozash të Astra Zeneca dhe që atëherë nuk ka patur vakisna të tjera në vend.

Kryeministri Kurti refuzoi ditë më parë vaksinat kineze të dhuruara nga Shqipëria pasi sipas tij nuk janë të regjistruara në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave).

/Gazeta Blic/

Vitia nënshkruan urdhrin administrativ, hapet rruga për blerjen e vaksinave nga Pfizer