Lajme

Ivica Daçiq: Marrëveshja përfundimtare me Kosovën, pas formimit të Asociacionit të Komunave Serbe

06/08/2020 23:37
nga:Gazeta Blic

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se Serbia është e gatshme për dialog me Kosovën, por se dialogu dhe arritja e një zgjidhje të përhershme, sipas tij, duhet të nënkuptojë një kompromis.

Daçiq, siç transmetojnë mediat serbe, ka theksuar se rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar dhe se Kosova më nuk e ka shumicën në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Nuk ka më një mbështetje të tillë ‘blanko’ të disa vendeve perëndimore, të cilat nuk mendojnë se çështja është zgjidhur. Ne jemi të gatshëm për dialog, por ai dialog dhe zgjidhja e përfundimtare duhet të nënkuptojnë një kompromis”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

Shefi i diplomacisë serbe, gjithashtu theksoi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet t’i paraprijë arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.

 

Tre kryeministra, tri strategji për njohje

12/23/2019 07:23

Kushtetuesja para katër vitesh vendosi për Asociacionin