Lajme

Iu zunë 500 kilogram mish i skaduar, Super Viva nuk e pranojnë fajin

03/14/2019 20:43
nga:A. R.

500 kilogram mish me afat të skaduar po bëheshin gati për tu shitur qytetarëve të Prizrenit nga rrjeti i supermarketve Super Viva.

Saktësisht këta kilogram do të shiteshin në pikën Super Viva, në magjistralen Prizren-Gjakovë, shkruan GazetaBlic.

Një gjë të tillë që do mund të shkaktonte helmime te njërëzit e ka parandaluar inspektoriati i komunës së Prizrenit.

Përmes një aksioni, drejtoria e Inspeksionit ka konfiskuar hiq më pak se sa 500 kilogram mish të prishur në depon e mishit të Super Vivës.

Inspektoriari ka asgjësuar gjithë mallin e skaduar ndërsa ka njoftuar se ndërrmarrja në fjalë do të hetohet në procedurat e rregullta.

GazetaBlic ka kontatuar me stafin menaxherial të Super Vivës, për ti pyetur se pse është lejuar një gjë e tillë, dhe nëse ai mish ishte planifikuar të shitej.

Të njejtit kanë mohuar se depoja e tyre është inspektuar, dhe se është gjetur mish i skaduar.

Menaxherja e Supër Vivës, e cila nuk ka pranuar të prezantohej, i ka thënë në telefon Gazetës së një gjë e tillë nuk është e vërtet.

“Normal se nuk është e vërtet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë” i ka thënë shkurt Gazetës ajo.

Gazeta Blic ka kontakuar edhe me Komunën e Prizrenit për të konfirmuar edhe njëherë nësë kontrolli është bërë në depon e Super Vivës.

Zyra për media e Komunë ka konfirmuar se malli ishte në depon e Supër Vivës dhe se është asgjësuar pasi ka qenë i skaduar dhe i prishur.

Më posht iu sjellim llojin dhe sasinë e mishit të asgjësuar e që nga Super Viva po bëhej gati për shitje.

1. Mish pule e markës AIA me afat të skaduar në sasi 225.600 kg X 3.60 euro për kg, gjithsej 812.16 euro

2. Mish pule (kaqika) 12.600 kg X 1.70 euro për kg, gjithsej 21.40 euro

3. Mish gjedhi i papaketuar dhe me ndryshime organoleptike në sasi 324.70 kg X 6.30 euro euro, gjithsej 2,045.61 euro.

E gjithë kjo sasi që gjendej në depon logjistike të njësisë së këtij supermarketi, ku përgatitet ushqimi për restorantet tyre, ishte e papërdorshme për konsum dhe për këtë arsye u asgjësua.

Ndërkaq inspektori i veterinarisë ka propozuar që për ndërmarrjen në fjalë, të merren masat sipas ligjeve aplikative.

/GazetaBlic/

05/21/2019 23:26

Arsyeja pse Barcelona refuzoi të blinte Rabiot