Artan Hajrizi dyshohet për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq (34) dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav Iliq (50), ndërsa policia është në kërkim intensiv. Policia serbe ka shpallur në kërkim të dyshurin, raportojnë mediat serbe, transmeton GazetaBlic.
Siç mëson jozyrtarisht “Novosti”, pas ndalimit nga policia kufitare, Artan Hajrizi ka thënë se ishte nisur për të vizituar një shok të tij në Loznicë dhe pasi pjesëtarët e MPB-së i kërkuan që t’u tregonte çantën që mbante, ai hapi zjarrin menjëherë.