Sporti

Italianët në dashuri me futbollin, rreth 10 mijë tifozë të Napolit priten të udhëtojnë në Firencë

04/26/2018 10:32
nga:Lorik J

Është raportuar se rreth 10,000 mijë tifozë të Napolit mund të udhëtojnë në Artemio Franchi për ndeshjen kundër Fiorentinas.

Napoli dhe Fiorentina takohen të dielën, në kuadër të xhiros së 35’të të Serie A, shkruan GazetaBlic

Tifozat për tifozët mysafir janë shitur tashmë.

‘Violat’ iu kanë bërë thirrje tifozëve për të blerë bileta, pasi sipas tyre rrezikojnë një pushtim të tifozëve ‘Partenopei’ në stadiumin e tyre.

Sipas gazetës italiane ‘Gazzetta dello Sport’ afro 10,000 tifozë të Napolit mund të përfundojnë në Firencë.

Autoritetet napoletane po bëjnë tashmë me plane emergjence për aeroportin Capodichino për ndeshjen e kësaj fundjave.

Nëse Juventusi nuk mposht Interin dhe Napoli fiton në Firence, skuadra e Maurizio Sarrit do të kalojë në krye të Serie A me tre ndeshje për të luajtur deri në fund të edicionit.

Duke pasur parasysh se ndeshja është të dielën në mbrëmje, ekipi do të mbërrijë në Napoli para mesnatës.

Në rast se Napoli përfundon në vendin e parë, mijëra tifozë ka gjasa të jenë atje për t’i mirëpritur lojtarët.

Si pasojë e kësaj mund të ketë trazira të mëdha në aeroport.

Skuadra e Napolit ka fituar ndaj Juventusit në xhiron  e fundit të Serie A. Pas kësaj fitore, Napoli iu është afruar edhe më shumë Juventusit dhe ka hapur gjithçka për luftën me Scudetton.

Napoli arriti të fitojë në Torino (Allianz Stadium) me rezultatin 0-1, falë golit të Koulibaly’t në minutën e 90’të të takimit.

Skuadra e Juventusit do të takohet edhe me Romën në xhirot e fundit dhe mundësia që Napoli të shpallet kampion në Serie A është mjaft e madhe.

/GazetaBlic/

 

12/11/2019 18:13

Zyrtare: Gattuso trajner i ri i Napolit