Sporti

Italia, Mancini publikon listën e të grumbulluarve

03/15/2019 18:18
nga:I S

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para të “Axurrëve” në kualifikueset e Euro 2020.

Italia do të luajë më 23 mars kundër Finlandës dhe më 26 kundër Lihtenshtejnit. Mancini ka kthyer Fabio Quagliarella-n, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Serinë A, ku kryeson renditjen e golashënuesve me 20 realizime.

Mbeten jashtë Mario Balotelli dhe Andrea Belotti.