Sporti

Italia, kundërshtarja e parë e Kosovës në fazën fillestare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2021

01/07/2020 23:33
nga:M K

Me 10 Janar, gjegjësisht këtë të premte, hendbollistët kosovarë do ta zhvillojnë sfidën e parë të fazës së parë kualifikuese për kampionatin botëror të vitit 2021.

Pas dy miqësoreve me Kuvajtin, të zhvilluara në palestrën “Mizahir Isma” të Rahovecit, të dielën dhe të hënën që i lamë pas, kombëtarja “kaltër e verdhë” udhëton drejt Beneventos, aty ku e pret Italia, shkruan GazetaBlic.

Në arenën “Pala Tedeschi”, të përzgjedhurit e selektorit Taip Ramadani udhëtojnë për rezultat pozitiv, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Më poshtë edhe postimi i plotë i shtëpisë numër një të hendbollit kosovar në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

/GazetaBlic/

02/24/2020 17:21

Pas koronavirusit, Italia goditet nga një tërmet i fortë