Sporti

Italia, kombëtarja e radhës që siguron EURO 2020

10/12/2019 22:39
nga:M K

Italia ka siguruar kualifikimin për në EURO 2020 pas fitores së pastër 2-0 ndaj Greqisë.

Helenët u paraqitën mjaft mirë deri në minutën e 63’të, e ku një pakujdesi e njërit nga mbrojtësit mysafirë, e detyroi gjyqtarin të akordoi penallti, shkruan GazetaBlic.

Penalltinë në gol e konvertoi anëtari i Chelseat, Jorginho. Ai në fakt ishte edhe momenti i kapitulimit, pasi në vazhdim mysafirët do të hapnin korridore të reja në kërkim të barazimit, e këtë e shfrytëzuan italianët, që shënuan 12’të minuta para fundit përmes Bernardeschit.

Pas Belgjikës, “Të kaltërit” bëhen kombëtarja e dytë që sigurojnë pjesëmarrjen në turneun më prestigjioz të shteteve në kontinentin e vjetër, dhe si asnjëherë tjetër më parë, tre xhiro para fundit.

Spanja ndërkaq, ka barazuar me Norvegjinë. Kjo e fundit shënoi në minutën e 94-të, për t’i barazuar shifrat dhe për ta mbyllur duelin pa fitues.

Pas pak do të vijmë me ngjarjet kryesore që i karakterizuan duelet e mëposhtme:

/GazetaBlic/

10/13/2019 14:10

Këto janë superndeshjet që zhvillohen sot në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020