Sporti

Isufi në derbin Llapi – Drita, Tahiri në kryeqytet, Nuza në Klinë

07/02/2020 16:14
nga:Lorik J

Xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës fillon nesër, ndërsa mbaron të dielën.

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e kësaj xhiroje mjaft interesante, raporton GazetaBlic Sport.

Derbi i kësaj jave natyrisht se është ai mes Llapit e Dritës që luhet në stadiumin Zahir Pajaziti, e që iu është besuar gjyqtarit të njohur kosovar, Selim Isufi.

Fatmir Tahiri do të gjykojë ndeshjen e nesërme mes Prishtinës e Drenicës, kurse gjyqtari më i mirë kosovar, Genc Nuza është deleguar për duelin Dukagjini – Ballkani.

Më poshtë gjeni të gjithë të deleguarit e kësaj jave: