Lajme

Isufi i AAK-së: Qeveria ka shumë zëvendësministra por nuk ka pasë më pak as qeveria e kaluar

03/14/2018 12:11
nga:Gazeta Blic

Deputeti nga AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se Kosova nuk ka pasur kryeministër si Ramush Haradinaj.

Por që pavarësisht kësaj, ai, ka dalë kundër një vendimi të kryetarit të partisë, tash kryeministër, Ramush Haradinajt, për numrin e madh të zëvendësministrave, njofton Klan Kosova.

“Pajtohem se janë shumë 72-73 zëvendësministra. Por nuk ka pasë më pak as qeveria e kaluar”.

“Duhet të lidhemi për programin. E kemi parë edhe dje seancën edhe veprimet e mëhershme. Është paradoks në këtë vend ku deputetët dërgojnë një lëndë në Gjykatën Speciale dhe duan të marrin vendim para saj”.

“Është fatkeqësi kur opozita më shumë do të bëjë zhurmë, pengesa, sesa veprime konkrete. Kemi pas kryeministra që kanë ditur të maskohen dhe të kenë pikëpamje në kundërshtim me interesat edhe të mashtrojnë. Por një kryeministër që është i sinqertë edhe kur gabon nuk e keni pasë. Tash e keni rastin”.

12/04/2018 21:27

Isufi e quan jo serioze seancën e thirrur nga opozita