• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Istrefi tregon nëse do të ketë ulje të pagave për punëtorët. Zbulon strategjinë për shpëtimin e Telekomit

05/14/2019 21:38
nga:Gazeta Blic

I pari i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi në një intervistë të dhënë për Emisionin “Blic Intervieë” me Astrit Gashin ka theksuar se nuk do të ketë ulje të pagave për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje publike.

Ai ka thënë se është për privatizimin e Telekomit, por jo në këtë fazë.

“Nuk do të ketë ulje pagash për punëtorët e Telekomit. Në këtë periudhë dhe në këtë gjendje në të cilën është Telekomi ësstë mirë mos të privatizohet. Nuk jam kundër privatizimit por jo në këtë kohë. Nuk duhet qeveria të proklamoj se telekomi është në krizë fianciare apo falimentim”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Istrefi ka përmendur edhe disa hapa, deri tek rimëkëmbja e TK-së.

“Degradimi i shërbimeve që i kemi t`i kthejmë në stabilitet, implementimi i Kodit të Kosoëvs (383)  dhe implementimi i ligjit të përgjimit”, tha ndër të tjera ai.

Istrefi ndër të tjera ka bërë të ditur se janë duke punuar që të pezullohet vendimi për ekzekutimin e 26 milionëve për Z Mobile.

“Ka zgjidhje, komisioni po punon me ZMobile që të pezullohet vendimi për ekzekutim, pasi që e dimë se në këtë rast i ka 300 mijë konsumtarë edhe Z Mobile dhe nëse shkon te ekzekutimi rrezikohen edhe konsumatorët e tyre, rrezikon edhe bllokimin e negociatave me ta dhe atëherë aksionari detyrohet që për shkak të parnteritetit që e kemi gjatë me ta dhe përfitimet dy paleshe, nuk guxojmë të lejojmë të marrim një vendim të njëanshëm. Dhe kjo nuk i bënë ndër as ZMobile e as neve në këtë situatë që jemi. Shpresoj se do të arrijmë marrëveshje me ta, të shtyjmë afatin e pagesës deri në një zgjidhje se si kemi mundësi ta trajtojmë bashkë që ta përmbyllim ketë olbigim financiare që e kemi”, tha ai.

Istrefi ka ripërsëritur se në rast se institucionet e Kosovës e anashkalojnë këtë rast, ai si kryeshef do ta luaj pozitën e kryesindikalistit, ku të gjithë punëtorët me familje do të dalin në rrugë, por shton ai, do të jetë vonë për institucionet tona.

“Atëherë do të ndryshojmë edhe kërkesat tona dhe do të kërkojmë paratë që i kemi dhënë për qeverinë (480 milionë), me ato para që i kemi dhënë Qeverisë ata i kanë dhënë devidentë  KEK-ut dhe nuk është fer prej institucioneve që ta shohin Telekomin si të pa vlerë”, tha Istrefi.

Sipas tij, një nga arsyet pse Telekomi është në këtë gjendje, është procesi i privatizimit, që dështoi disa herë dhe mos investimi në teknologji.

“Është e vërtetë që Telekomi ka qenë kompanai gjigante në Kosovë dhe se qeverisë së Kosovës i ka dhënë afër 480 milionë devidentë, por në Telekom ka pasur edhe situatë dramtike në 10 vitet e fundit. Më shumë se tri hërë ka dalë në process të privatizimit, për tre herë janë ndërpre investimet kapitale dhe këtu s`ka investime, është problem me u përcjell trendi i teknologjisë Informative dhe duke e parë në çfarë gjendje është telekomi, kjo nuk është e rastësishme”, potencoi ai. / Gazeta Blic

  • #BLICINTERVIEW | Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi