Sporti

Ismet Munishi s’e di kur është afati i paraqitjes së skuadrave për garat evropiane, Llumnica e përmirëson

04/29/2020 23:11
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë pjesë e diskutueshme e asaj se kur pritet të rifillojë futbolli kosovar, nëse një gjë e tillë do të ndodhë, kuptohet.

Sot, kreu i FFK-së, Agim Ademi është takuar me mikrobiologun kosovar, Lul Raka, ku kanë folur rreth mundësisë që ka në dispozicion federata për vendimet eventuale, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, ka qenë trajneri Ismet Munishi, që ka gabuar sa i përket datave se kur Kosova duhet t’i paraqes skuadrat për pjesëmarrje në garat evropiane, varësisht prej mbylljes ose jo të ligës.

Munishi, në një prononcim për portalin “inFokus” ka thënë se deri më 25 Maj FFK-ja duhet t’i dërgojë emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në kualifikime për Champions dhe Europa Ligë, gjë që nuk është e vërtetë.

Deri më 25 Maj, shtëpia numër një e futbollit kosovar duhet të tregojë nëse kampionati do të vazhdohet apo jo dhe nëse vazhdohet, si do të vazhdohet.

Me të drejtë ka reaguar edhe analisti Ardian Llumnica, që përmes rrjetit social “Facebook” demantoi Munishin:

Ja postimi i plotë i Llumnicës:

Sqarim

25 Maji nuk eshte data kur Federatat duhet ti paraqesin skuadrat qe i perfaqësojn ne garat nderkombetare .
25 Maji eshte data e fundit kur Federatat duhet ta KONFIRMOJN ne UEFA se a do te vazhdojn me kampionatet e tyre nacionale apo do ti nderpresin ato .

Ndersa data e fundit kur nje kampionat nacional duhet te shpallt i perfunduar(i mbyllur) e qe rrjedhimisht duhet ti ketë te definuar ekipet e perfaqesimit ne gara nderkombetare eshte 20 korriku .

#BrendaKetyreFutjaniLapsin 🙋‍♂️

/GazetaBlic/

07/26/2020 15:42

Pasi s’arriti të bëhet kampion, Ismet Munishi tani luan rolin e filozofit – Falenderon klubin e tij dhe thumbon kundërshtarët