Sporti

Ismet Munishi pasuron edhe më CV’në e tij, takohet me legjendën rumune, George Hagi

01/24/2020 14:19
nga:M K

Trajneri i Ballkanit, i cili konsiderohet me fat, pasi qëlloi me një skuadër mirë të organizuar, ku momentalisht kryeson Superligën, Ismet Munishi, ka shfrytëzuar udhëtimin e skuadrës në Turqi, për ta pasuruar CV’në.

Ish-trajneri i Dritës, që dikur u premtonte tituj “intelektualëve”, sot është takuar me legjendën rumune, George Hagi, shkruan GazetaBlic.

Munishi, s’kishte si mos ta publikonte në rrjete sociale foton me futbollistin e dikurshëm të kombëtares rumune.

Kujtojmë se ekspedita therandase po qëndron në Turqi për përgatitje para fillimit të fazës së dytë të kampionatit, derisa momentalisht punët i kanë mirë, pasi janë në pozitën e parë të renditjes tabelare, ndërsa mbetet të shihet nëse do ta arrijnë që të vazhdojnë me këtë rritëm deri në fund.

/GazetaBlic/

07/09/2020 20:54

Munishi: Në ditët e sotme, s’mund ta mashtrosh opinionin