Sporti

Ismet Munishi nuk ndalet, ofendon gjyqtarin Gramos Shala!

02/11/2019 20:32
nga:Lorik J

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi nuk ka ndalur ofendimet për gjyqtarin kosovar, Gramos Shala.

Vëllaznimi ka mposhtur Dritën në çerekfinale të Kupës së Kosovës me rezultatin 1-0, për të vazhduar tutje në këtë garë, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, Ismet Munishi u përjashtua nga ky duel për shkak të protestave të shumta në vendimet e gjyqtarëve.

Munishi u përjashtua nga loja nga gjyqtari i katërt, Gramos Shala. Siç duket ‘lufta’ mes Munishit dhe Shalës nuk ka përfunduar akoma.

Trajneri kosovar ka postuar një fotografi në Facebook, ku ofendon gjyqtarin:

“I love this game. I love Gramoz papaki also”, ka shkruar Munishi.

/GazetaBlic/