Kombëtarja e Shqipërisë sonte ballafaqohet me Spanjën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit B në Kampionatin Evropian, Euro2024.
Trajneri Ismet Munishi thotë se ky është shekulli i shqiptarëve, teksa uron lojtarët për një ndeshje të mirë sonte, shkruan GazetaBlic Sport.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
“Kampionati evropian dhe Shqiptarët që erdhen ta perkrahin Kombëtaren nga anë e kënd evropes vërtetuan prognozën se ky shekull është i Shqiptarve.
Me këmbë lehta djemt e Shqipes sonte luftoni fort. E përjetshme është Shqipëria”, shkruan Munishi në rrjetin social, Facebook.
Kujtojmë se kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 21:00 dhe humbja na eliminon nga ky kompeticion.
/GazetaBlic Sport