Sporti

Ismet Munishi flet para ndeshjes me Trepçën 89: Do të ketë spektakël futbolli në Suharekë

09/12/2019 19:51
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit nesër do të luajë me Trepçën 89′.

Ballkani dhe Trepça 89′ luajnë nesër me fillim nga ora 16:00, në kuadër të xhiros së 4’të të Ipko Superligës së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi beson se do të ketë spektakël futbolli nesër në Suharekë.

“Nesër do të luajnë dy skudra që luajnë mirë futboll. Do të ketë spektakël futbolli në Suharekë. Le të fitoj më i miri e që shpresoj të jemi ne. Jemi shumë të motivuar dhe vazhdojmë me moton,ta veshim me krenari fanellën e FC Ballkanit dhe ta perfaqesojmë me dinjitet Suharekën”, ka thënë Munishi në faqen zyrtare të klubit.

/GazetaBlic/