Sporti

Ismet Munishi: Do të shpallemi kampionë, qoftë në tavolinë apo në fushë

05/12/2020 18:00
nga:M K

Ende nuk dihet sesi do të rrjedhin gjërat në futbollin kosovar, teksa në çdo kohë po pritet vendimi nga takimi mes FFK-së dhe IKShP-së.

Por, trajnerët nuk po i ndalin verdiktet potenciale, duke aluduar në to, ani pse në fund nuk do të vendosin ata, përcjell GazetaBlic.

Ka qenë trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili në një prononcim për RTK-në tha se vendi ynë nuk i ka kushtet si të Italisë apo Anglisë, kurse shtoi se skuadra që ai drejton do të shpallet kampion, qoftë në tavolinë apo në fushë.

“Në Angli dhe Itali është kollaj të flitet, kushte të tjera. Atje bëhen teste çdo 5 ditë. Tek ne është më problem. Ne do të shpallemi kampionë, qoftë në tavolinë apo në fushë”, tha ndër të tjera ai.

/GazetaBlic/

07/26/2020 15:42

Pasi s’arriti të bëhet kampion, Ismet Munishi tani luan rolin e filozofit – Falenderon klubin e tij dhe thumbon kundërshtarët