Sporti

Ismet Munishi: Barazimi, epilog real

02/29/2020 19:21
nga:M K

Pëderisa para ndeshjes ishte shfaqur goxha optimist se do ta mposhte Prishtinën ku kishte deklaruar se do të shkojmë për t’i dhënë lesksion kryeqytetasve nën dritat e reflektorëve.

Megjithatë, Munishi, duke mos harruar as Dallkun, gjatë gjithë ndeshjes merreshin më shumë me vendimet e gjyqtarëve sesa lojtarët e tyre, shkruan GazetaBlic.

Pas barazimit, Munishi u prononcua për Supersport Kosova, ku ndër të tjera shtoi faktin se tani është i kënaqur me barazim.

“Është rezultat pozitiv ndaj konkurrentit për titull dhe në transfertë. Mendoj se është epilog real. E kemi studiu shumë mirë kundërshtarin, ndoshta në fazën e sulmit kemi mundur të bëjmë më shumë, por jam jashtëzakonisht i kënaqur. Deri këtu jemi shumë mirë, pastaj mbetet të shihet. Ëndrra vazhdon, pse mos të shpallemi kampion”, deklaroi ai.

/GazetaBlic/

05/21/2020 10:44

Munishi: Ndoshta unë nuk do të vazhdojë kampionatin