Lajme

Ismet Mulaj thirrje që të votohet Dr. Sci. Besim Mulaj: Le ta çojmë një zë të fortë, të mençur dhe të drejtë në Kuvendin e Kosovës

12/11/2025 11:48
nga:G B

Ismet Mulaj, ish ministër i tregtisë, ka dalë në përkrahje të Dr. Sci. Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që të votohet Mulaj, teksa ka thënë se është zëri i duhur për në Kuvend.

“Besimit i besoj më shumë se vetes. E njoh si njeri të mirë, prind të përkushtuar, profesionist të palodhshëm dhe mbi të gjitha si njeri me ide të qarta e të sinqerta për Kosovën që duam. Prandaj sot, më bindje të plotë, ju bëj thirrje që ta votoni Besimin. Le ta çojmë një zë të fortë, të mençur dhe të drejtë në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq, kudo që jeni,

Që nga viti 2015 nuk kam qenë i angazhuar në zgjedhje politike. Kam qëndruar larg fushatave e debateve, sepse mendoja se zëri im nuk bënte shumë ndryshim. Por kësaj radhe është ndryshe.

Kësaj radhe kam vendosur ta jap mbështetjen time të plotë për Dr. Sci. Besim Mulaj.

Me Besimin jam rritë, kemi përfunduar shkollën bashkë, kemi qenë krah për krah në çdo protestë studentore, kemi kaluar ditë të vështira dhe momente që s’harrohen kurrë. Edhe në luftë kemi qenë bashkë, me të njëjtin ideal e me të njëjtin qëllim. Edhe pas luftës, puna për të mirën e vendit na ka mbajtur afër.

Besimit i besoj më shumë se vetes.

E njoh si njeri të mirë, prind të përkushtuar, profesionist të palodhshëm dhe mbi të gjitha si njeri me ide të qarta e të sinqerta për Kosovën që duam.

Prandaj sot, më bindje të plotë, ju bëj thirrje që ta votoni Besimin.

Le ta çojmë një zë të fortë, të mençur dhe të drejtë në Kuvendin e Kosovës.

Një zë që flet për ne, punon për ne dhe mbron interesin e qytetarëve.

Votojeni Besim Mulaj – sepse Kosova ka nevojë për njerëz që punojnë me zemër, me dije dhe me ndershmëri.