Lajme

Ismet Kryeziu: Nëse Albin Kurti arrin marrëveshje me Isa Mustafën edhe për presidentin, ia ka kufizuar edhe vetes mandatin qeverisës

01/08/2020 01:10
nga:Gazeta Blic

Njohësi i zhvillimeve politike, Ismet Kryeziu ka shkruar se nëse sot Albin Kurti e Isa Mustafa merren vesh edhe për presidentin, atëherë ai ia ka kufizuar mandatin vetes.

Kryeziu ka shkruar se fati i qeverisë së tij po lidhet me postin e presidentit, raporton Gazeta Blic.

Shkrimi i plotë i Kryeziut:

Albin Kurti nese sot e arrin marreveshjen me Isa Mustafen, duke perfshire edhe poziten e presidentit, ja ka afatizuar vetes mandatin qeverises deri ne perfundimin e mandatit te presidentit aktual.

Apo ne nje situate tjeter hipotetike ne rast te ndonje doreheqje nga presidenti aktual, mundet te jete kryeministri me mandat qeverisje me kohe rekorde me te shkurten deri tani.

Per te shmangur kete mundesi Kurti dhe Mustafa duhet te dakordohen qe marrveshja per zgjedhjen e presidentit te kete lexim te dyfisht.

Nese nuk arrihet te krijohen 80 numrat e nevojshem nga LDK-ja, ti jepet mundesia zgjedhjes se nje presidenti mbipartiak, qe mund te jete i pranueshem edhe i votuar edhe nga opozita.

E thotë Driton Selmanaj: Si duket na ka ra në ‘hise’ ta emancipojmë edhe VV-në

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!