• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ismet Kryeziu kërkon konsensus për dialogun me Serbinë

11/04/2018 21:10
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic sonte ka filluar me produktin e ri televiziv, “Blic Intervieë”, me Astrit Gashin, emision ky që do të transmetohet çdo javë.

Në emisionin e parë, i ftuar është drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu.

Ai duke folur për punën e Kuvendit, gjegjësisht për rezolutën e propozuar nga opozita për ndaljen e opozitës, ka thënë se kjo, por edhe rezultat tjera, janë humbje kohe.

“Këto rezoluta janë humbje kohe, dhe nuk kanë ndonjë efekt”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

BlicInterview – I ftuar, Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu

LIVE – #BlicInterview | I ftuar, Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu.

Publiée par GazetaBlic sur Dimanche 4 novembre 2018

Sipas tij, kemi disa rezoluta që nuk janë zbatuar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Një prej këtyre rezolutave, sipas tij, është ajo për negociatat me Serbinë, me ç’rast qeveria nuk ishte transparente në këto bisedime.

“Kuvendi duhet përmes mekanizmave të saj ta mbikëqyrë dhe ta kontrolloj procesin e bisedimeve”, tha Kryeziu.

Ai ka theksuar se konsensusi ndërmjet forcave politike për dialogun, atëherë do të zhbllokohej Kuvendi.