Lajme

Ismet Kryeziu: Glauku dhe VV duhet t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë, balancimi i pushteteve është korrekt

01/15/2020 18:13
nga:B. D

Analisti politik Ismet Kryeziu, ka komentuar ofertën e fundit të LDK-së e cila ka kërkuar nga VV ndarjen e barabartë të ministrive, 5 me 5, ndërsa kryeparlemantarin ta merr LDK e më pas të iu kthehet VV-së kur postin e Presidentit ta marr LDK-ja, shkruan GazetaBlic.

Kryeziu ka thënë se VV dhe Konjufca duhet ta bëjnë së bashku këtë kapërcim në mënyrë që të formohet sa më parë qeveria.

Sipas tij balancimi i pushteteve është korrekt, ndërsa imazhin që e kanë ndërtuar këto ditë me vonesa të qeverisë, mund ta përmirësojnë gjatë rrugës pas formimit të Qeverisë.

Shkrimi i tij i plotë:

Glauku dhe VV-ja e kanë radhën ta bëjnë këtë kapërcim, dhe sa me shpejtë t`i hapin rrugë formimit të qeverisë.

Zgjedhja, dorëheqja, rizgjedhja deri në zgjedhjen e presidentit, e më pas edhe një herë dorëheqja e rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk do të ishte humbje për Glaukun e as për pasuesin e tij. Por, do ishte dëmtim i vlerave, parimeve dhe besimit për institucionin e Kuvendit edhe Koalicionin qeverisës.

Përndryshe edhe pse ofertë e vonshme nga LDK-ja, balancimi i pushtetit duket të jetë mjaft korrekt. Mundësitë për renovimin e imazhit të dëmtuar gjatë këtyre negociatave mund të bëhen me përkushtim dhe qeverisje të mirë në ditët në vazhdim.

Glauku dhe VV-ja e kanë radhën ta bëjnë këtë kapërcim, dhe sa me shpejtë t`i hapin rrugë formimit të…

Publiée par Ismet Kryeziu sur Mercredi 15 janvier 2020

01/30/2020 19:48

“Nëse nuk merret vesh me LDK-në, Kurti të formojë qeverinë e pakicës”