Lajme

Ismet Beqiri komenton rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së

08/03/2019 21:22
nga:FL.B

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri me anë të një shkrimi që e ka bërë publik në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka komentuar mbajtjen e Kuvendit të nëntë zgjedhor të LDK-së e i cili konsideron të ketë qenë kuvend i vlerave, kulturës, tolerancës dhe mirëkuptimit.

Ai ka uruar Isa Mustafën për ardhjen për herë të tretë me radhë në krye të LDK-së, derisa ka shtuar se beson që të bashkuar mund t’ia dalin.

Ky është shkrimi i tij i plotë i publikuar në “Facebook”:

Kuvendi i IX-të zgjedhor i LDK-së, dëshmi e vlerave, kulturës, tolerancës dhe mirëkuptimit.
Urime rizgjedhja Kryetarit Isa Mustafa dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
Të bashkuar për dhe rreth LDK-së.✌️✌️
I.Beqiri

/ © GazetaBlic /

08/19/2019 01:58

Aksident tjetër me fatalitet