Lajme

Ismet Beqiri: Ja për çka do të flasim sot, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm!

08/07/2019 14:13
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar për sot mbledhjen e organit të saj më të lartë vendimmarrës- Këshillin e Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje të Këshillit Drejtues, e cila do të filloj në ora 16:30, pritet që të konstituohet Këshilli i Përgjithshëm, i dalë nga Kuvendi Zgjedhor i 3 gushtit.

Kështu ka thënë për Gazeta Blic, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Sipas tij, përpos konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm, një temë tjetër shumë me rëndësi që do të diskutohet ka të bëjë me zgjedhjet e reja parlamentare në vend.

“Në këtë mbledhje do të konstituohet Këshilli i Përgjithshëm dhe temë kyçe do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka thënë për Gazeta Blic, Ismet Beqiri.

Ai në këtë deklaratë ka thënë se ende nuk është diskutuar për emrat e mundshëm qoftë për kandidatin për kryeministër, apo për emrat e nënkryetarëve të rinj.

Sipas tij, në këtë mbledhje nuk do të vendoset as për Kryesinë e re e as për pozitat e nënkryetarëve.

Ndryshe, në Kuvendin Zgjedhor të 3 gushtit është marrë vendim që numri i anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm të LDK-së të rritet nga 99 në 119.

Poashtu Kuvendi e ka autorizuar kryetarin e LDK-së, që në rast nevoje, ta shtoj edhe numrin e anëtarëve të Kryesisë.

Ndërkaq, në një njoftim të lëshuar për media, LDK dje ka bërë me dije në këtë mbledhje do të flitet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshmë.

“Nesër (e mërkurë), më datë 7 gusht 2019, në orën 16:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. Mediet, janë të mirëpritura të marrin pamje në orën 16:30, ndërsa pas takimit Zyra për Informim publikon komunikatë për medie”, thuhej në njoftimin e lëshuar të martën nga zyra për informim e LDK-së. / Gazeta Blic

08/19/2019 01:58

Aksident tjetër me fatalitet