Lajme

Ismaili: VV e ka interesin partiak mbi interesin shtetëror

03/03/2020 19:44
nga:E Sh

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka folur rreth vendimeve të sotme të ministrit të jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca duke përfshirë aty edhe shkarkimin e Ambasadorës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ismaili nëpërmjet këtij postimi është shprehur se janë vendime partiake që nuk marrin për bazë kontributin në përfaqësim të shtetit.

Ai është shprehur se publikim i lajmeve në Facebook dëmton shtetin duke thënë se këto vendime të Vetëvendosjes tregojnë se interesi partiak është mbi atë shtetëror.

“Ambasadorja Çitaku ka bërë punë të shkëlqyer në Uashington dhe OKB, ku ka përfaqësuar Kosovën denjësisht, shpesherë duke turpëruar liderët serbë të cilëve qeveria e re u është dorëzuar pa kushte”, tha Ismaili.

Ky është postimi i tij i plotë:

Vendimet e sotme të Ministrit të Jashtëm, përfshirë ai për shkarkimin e Ambasadores Vlora Citaku, shihet qartë që janë vendime partiake që nuk marrin për bazë kontributin në përfaqësim të shtetit.

Publikimet e lajmeve për shkarkime në Facebook nuk e dëmtojnë vetëm personin e targetuar, por edhe shtetin. Me këto vendime Lëvizja Vetevendosje edhe një herë po deshmon që interesin partiak e ka mbi atë shtetëror. Kosova ka nevojë për një diplomaci strategjike, e jo për qeveri që taktizon në baza të ngushta dhe krejtësisht partiake.

Ambasadorja Çitaku ka bërë punë të shkëlqyer në Uashington dhe OKB, ku ka përfaqësuar Kosovën denjësisht, shpesherë duke turpëruar liderët serbë të cilëve qeveria e re u është dorëzuar pa kushte. Në terma afatshkurtër, mosnjohja e këtij kontributi mund të duket se sjell dobi për partinë, por në realitet dëmton seriozisht Kosovën në planet afatgjate.

03/03/2020 19:40

Muja: Imazhi i diplomacisë është rrënuar me emërimet e konsujve e ambasadorëve për teke politike