Lajme

Ismaili: Vetëvendosje doli kundër shtetit të Kosovës, mbrojti interesat e Serbisë

03/26/2018 20:39
nga:Gazeta Blic

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, se ka mborjtur interesat e Serbisë duke nënçmuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, i cili përfundoi me arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë”, Marko Gjuriq.

Ismaili, ka thënë se Vetëvendosje doli kundër shtetit të Kosovës.

“Lëvizjes Vetëvendosje i paska dhimbtë intervenimi i shtetit të Kosovës për t’i dhënë përgjigje hyrjes pa leje në Kosovë të Marko Gjuriq. Sërish Vetëvendosje – me apo pa vetëdije – mbrojti interesat e Serbisë, duke e nënçmuar aksionin e Policisë së Kosovës, të cilin e konsideron si të shtyrë politikisht. Sërish Vetëvendosje doli kundër shtetit të Kosovës. Turpi i saj nuk po ka fund”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin shoqëror “Facebook”.

12/08/2019 11:11

Ismaili kërkon vendim të shpejtë nga Kushtetuesja: Rritja e pagave ndalon migrimin e mjekëve