Lajme

Ismaili tregon se cilat komuna do t’i fitoj PDK në zgjedhjet e balotazhit

11/09/2017 20:36
nga:D.I

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili në intervistën për “Express”, ka komentuar zgjedhjet e balotazhit, raporton GazetaBlic.

Ismaili është shprehur i bindur për fitoren e PDK-së pothuajse në të gjitha komunat ku ajo është në balotazh në veçanti komunën e Mitrovicës, Ferizajt e Prizrenit.

“Do të kemi fitore bindëse në Mitrovicë në Prizren në Ferizaj e pothuajse në të gjitha komunat ku kemi shkuar në balotazh”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër ka thënë se nuk kanë vendosur ende se kë do ta përkrahin në komunën e Prishtinës./GazetaBlic.com

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!