Cult

Ismail Kadare fiton çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë ‘Neustadt’

10/06/2020 14:14
nga:N S

Pandemia koronavirus shkaktoi dëme edhe në festivale.

‘Festivali Neustadt i Letërsisë’ u mbajt online këtë vit si pasojë e Covid-19-të, shkruan GazetaBlic.

Me një njoftim në rrjete sociale, Ambasada Amerikane bëri publike fituesin e festivalit për këtë vit. Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare u nderua me çmimin e këtij festivali i cili njihet edhe si Nobeli Amerikan.

NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS AMERIKANE, PA NDËRHYRJE:

‘Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij’, thuhet në njoftim.

🇦🇱 | Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar…

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Lundi 5 octobre 2020

/GazetaBlic/

10/08/2020 13:34

Ismail Kadare nuk merr as kësaj herë çmimin Nobel