Lajme

Ishte duke u trajtuar, vdes pacientja e spitalit të Shtimes

03/03/2020 11:01
nga:Norë Kelmendi

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, mëngjesin e së hënës një grua është sjellë pa shenja jete

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia po e cilëson rastin si “Hetim i vdekjes”

Raporti i plotë i Policisë:

HETIM I VDEKJES

QIRSKP-Shtime 02.03.2020 – 03:15. Nga QKMF Shtime është raportuar se pa shenja jete është sjellë viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

07/29/2017 18:36

Mustafa e Meta janë “katundarë”, jo pinjollë të prishtinalive të vjetër (Video)