Lajme

A ishin zgjedhjet në Turqi të lira e demokratike?

06/25/2018 08:42
nga:M H

Recep Tayyip Erdogan ka fituar rreth 53 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, duke lënë shumë mbrapa të gjithë kundërshtarët e tij në zgjedhje, njofton Klan Kosova.

Por, a ishin zgjedhjet e lira e demokratike ashtu siç tha vet Erdogan, në fjalimin e tij pas mbylljes së vendvotimeve.

BBC shkruan se siguria në vend votime ishte shumë e madhe.

Para zgjedhjeve kishte shqetësime rreth intimidimit që mund t’u bëhet votuesve dhe mashtrimit në zgjedhje.

Komisioni Zgjedhor i Turqisë ka deklaruar se do të hetojë të gjitha parregullsitë në provincën Urfa, që ndodhet në pjesën jugore në kufi me Sirinë.

Dalja në zgjedhje ishte shumë e madhe – rreth 87 për qind, siç raporton televizioni shtetëror.

Kundërshtari i Erdogan, Muharrem Ince, ka thënë se do ta kalojë natën tek zyrat qendrore të Komisionit Zgjedhor në Ankara për t’u siguruar se numërimi do të jetë i rregullt.

Ai ka postuar edhe një status në Tëitter duke u kërkuar komisionerëve që të mos u ndahen për asnjë minutë kutive të votimit.

Aktivistët të të drejtave të njeriut, kanë thënë se mediat nuk janë komplet të lira në Turqi, prandaj nuk mund të raportojnë në të gjithë Turqinë, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Sipas grupeve monitoruese, Turqia nën Erdoganin është shndërruar në burgun më të madh për gazetarët.

Erdogan gjithashtu është shprehur për rivalët e tyre dhe ankesat që ata kanë.

“Shpresoj se askush nuk do të provojë t’i qes hije të keqe rezultateve dhe ta lëndojë demokracinë tonë vetëm e vetëm që të fshehë dështimin e vet”.

03/18/2019 13:23

Kujtim Shala tregon përfundimisht nëse do t’i futet garës për kryetar të LDK-së