Showtime

Ishin katër vjet në lidhje, Vildane Zeneli flet hapur për jetën romantike

07/16/2019 09:38
nga:Natyra

Vildane Zeneli është ndër modelet me të njohura shqiptare.

Ajo ishte e ftuara mbrëmë në Nd’rrimin e Natës.

Vildanja u pyet për shumë gjëra gjatë intervistës në Klan Kosova, e ndër to edhe për dashurinë. Gjatë Intervistës “Haje ose Thuaje”, Hamiti e pyeti se kush ishte i dashuri i saj i fundit?!

“Hmm, nuk kam folur kurrë dhe nuk dua të flas për të, prandaj po ha”, ka qenë fillimisht përgjigja e saj.

Mirëpo me insistimin e Hamitit, Vildanja të paktën ka treguar disa detaje…

“Kemi qenë katër vjet në lidhje e vitin e kaluar jemi ndarë. Por ende flasim sikur të ishim bashkë”, ka deklaruar Zeneli.

Intervistën të plotë e gjeni në linkun më poshtë: