Lajme

Ishin heronj në tragjedinë në Shqipëri, Meta do t’i dekorojë FSK-në dhe Policinë e Kosovës

12/03/2019 19:44
nga:A. R.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij ai do të shkojë për ngushëllime tek familja Abazi që humbi dy anëtarët e saj nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Meta do të dekoroj njësitet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, për ndihmën e dhënë pas tërmetit.

Poashtu kreu i shtetit shqiptar do të nderoj edhe njësitë tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës.

Ceremonia e ndarjes së dekoratave fillon nga ora 11:00 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.