Lajme

“Ishalla nuk ndërroni mendje deri të hënën”

02/01/2020 20:37
nga:Gazeta Blic

Pas raportimit se është arritur pajtueshmëria ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së për bashkëqeverisje, ku Glauk Konjufca do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, ka reaguar publicistja Flaka Surroi.

Ajo ka shkruar në Facebook se këtë marrëveshje kanë mundur ta përfundojnë deri më datë 26 dhjetor.

“ Ishalla nuk ndërroni mendje deri të hënën”, ka shkruara Surroi, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Pse bre na i hëngret nervat?
Me 26 dhjetor keni mujt me e kry kështu dhe deri tash e kishit kaluar buxhetin.
Ishalla nuk ndërroni mendje deri të hënën.

Ndryshe, gjatë ditës Gazet Blic ka raportuar se VV do të heq dorë nga kryekuvendari dhe ministritë do të ndahen 6 me 6.

Në linkun në vazhdim i gjeni detajet:

VV-LDK përafrohen në këtë formulë: Kryeministri i takon VV-së, kryetari i Kuvendit LDK-së, ministritë 6 me 6, presidenti diskutohet n’mot

04/14/2020 18:47

EKSKLUZIVE: Këta janë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që votuan kundër kaolicionit me AAK dhe Nisma (EMRAT)