Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së refuzon ftesën nga Gjykata Speciale

09/23/2019 13:04
nga:Y I

Bashkim Gashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, mirëpo ai ka refuzuar ftesën që i është bërë.

Kështu thuhet në njoftimin e bërë për media nga Kryesia e OVL – UÇK-së, deri sa këta të fundit kanë thënë se i kanë sygjeruar Gashit që ta pranojë ftesën e ardhshme dhe mos të krijojë presedan për të tjerët.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton opinionin se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale.

Meqenëse z. Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë,  ne si OVL UÇK, i sygjeruam që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët.

Kërkojmë nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë, dhe për çdo informim të kontaktohet OVL e UÇK-së”, thuhet në njoftim.