Sporti

Ish-trajneri i Shqipërisë krahason Interin me Napolin

08/20/2019 23:40
nga:M K

Në një intervistë dhënë për “Radio Sportiva”, ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ndër të tjera ka folur edhe për diferencën e Inter dhe Napolit ndaj Juventus.

“Është e vështirë të thuhet tani nëse është reduktuar ajo diferencë, por me siguri që Inter dhe Napoli kanë lëvizur mirë në merkato dhe kanë skuadra më të forta në krahasim me vitin e kaluar.

Nevojitet të shihet nëse Sarri do të arrijë të bëjë miksin e duhur”, u shpreh ish-trajneri i Shqipërisë.

“Sanchez? Është një futbollist i jashtëzakonshëm për cilësitë dhe shpërthimin e tij. Varet nga fakti se si do të përshtatet në ambientin e Inter dhe se si do të integrohet në skuadër.

Icardi te Napoli? Për atë do të ishte një pikë e rëndësishme për të rinisur Cilido që do ta marrë, duhet të investojë në këtë aspekt, gjithmonë nëse Icardi do të largohet”, komentoi De Biasi.

10/17/2019 20:37

Ish-futbollisti i Interit, i hyn politikës