Sporti

Ish-trajneri i Interit merr drejtimin e Uzbekistanit

08/03/2018 12:31
nga:M K

Argjentinasi do të nisë një aventurë të re nën drejtimin e kombëtareve.

Hector Cuper u largua nga Egjipti menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror dhe nuk ka vonuar shumë për të një tjetër skuadër ku do të vijojë karrierën.

Bëhet fjalë për përfaqësuesen e Uzbekistanit, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata e Futbollit në këtë shtet.

Cuper pritet të prezantohet më datën gjashtë gusht në Uzbekistan, ndërsa ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022.

“Ne duam të ngremë lart nivelin e futbollit në vend dhe të garojmë për një vend në Kampionatin Botëror të vitit 2022, dhe besojmë se Hector Cuper është i duhuri për të udhëhequr skuadrën drejt këtij projekti”, tha presidenti i Federatës së Futbollit në Uzbekistan, Umit Ahmadjonov.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Cuper ka drejtuar edhe skuadra si Inter dhe Valencia në Evropë.

11/09/2019 19:54

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër