Sporti

Ish sulmuesi i njohur: Ajax mund ta fitojë Ligën e Kampionëve!

04/15/2019 12:34
nga:Lorik J

Ish-sulmuesi i Ajaxit, Kanu Nwankwo ka thënë se ai beson se Ajax mund të mundë Juventusin dhe të vazhdojë në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve edhe pse kjo nuk do të jetë e lehtë.

Kanu i cili fitoi Ligën e Kampionëve me klubin e Ajaxit, tha se është një arritje e madhe për klubin holandez që të shkoj në këtë fazë të garës, përcjell GazetaBlic.

Ai gjithashtu shtoi se nëse Ajax mund të luajë mënyrën se si luajtën kundër Real Madridit, ata mund të përparojnë në nivelin e ardhshëm.

“Është një arritje e madhe për ta që të jenë në këtë fazë”, tha Kanu.

“E di që nuk do të jetë e lehtë për ‘Zonjën e Vjetër’. Unë mendoj se nëse luajnë ashtu siç kanë luajtur kundër Real Madridit, ata do të kalojnë në raundin tjetër,” përfundoi ai.

Ajax luajti baras 1-1 kundër Juventusit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic/