Lajme

Ish- shefi i KRU Prishtina i reagon MSH-së: Uji nga kanali s’ka qenë asnjëherë për pije, mos shpërndani panik

11/30/2024 21:38
nga:Y I

Ish-shefi i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa ka thënë se uji nga kanali i Ibër-Lepencit nuk ka qenë asnjëherë për pije.

Ai bëri thirrje që të mos bëhet panik për këtë çështje.

“Në kontekstin e sulmit të mbrëmshëm në infrastrukturën kritike, në kanalin e Ibrit, një gjë nuk arrij ta kuptojë. Si ka mundësi që në këtë vorbullën e turbullt të deklarimeve në media, del Ministria e Shëndetësisë dhe deklaron, po citoj nga lajmet në KTV “Uji nga kanali është i pa pijshëm”. Të nderuar përderisa flasim për ujë nga kanali, ai asnjëherë nuk qenë për pije, sepse është i pa trajtuar. I njëjti trajtohet paraprakisht në Impiante të Trajtimit të Ujit, pastaj shpërndahet për pije. Si person i çertifikuar për menaxhimin e krizave, emergjencave në sektorin e ujit, më e pakta që institucionet duhet bërë, është të mos hedhin panikë, por të kujdesen për qytetarët. Ndërsa Qeveria duhet të vetëdijësohet se ekspertët nuk krijohen brenda natës, por ata që janë edukuar e ngritur duke sfiduar çdo sistem, duhet mbajtë afër e të përkrahen! Deri atëherë miq, mos shpërndani panikë, kujdesuni për veten dhe Familjen, ruajeni ujin, duajeni shtetin!”, tha ai.