Lajme

Ish-presidenti i këtij shteti ka hipur mbi çati dhe po kërcënon se do të hidhet

12/05/2017 09:39
nga:M H

Ish kryetari i Gjeorgjisë Mihail Sakashvili, te i cili ka shkuar policia për të bërë bastisjen e banesës së tij, ka hipur në kulm dhe po kërcënon se do të kërcejë, lajmëron televizioni 1+1.

Bashkëluftëtari i Sakashvili’t David Sakvarelidze ka deklaruar se sot në mëngjes persona e panjohur janë paraqitur te dera e banesës së Sakashvilit në Kiev.

“Tani Sakashvili gjendet në kulm dhe po kryen negociata me policinë. Dëgjohen zërat. Politikani thotë se nëse dikush e prekë me dorë, do të kërcejë nga kulmi. Kanë ardhur edhe shpëtimtarët dhe mjekët. Njëri nga bashkëpunëtorët e ish kryetarit të Gjeorgjisë është hospitalizuar me thyerje të dorës dhe këmbës”, lajmëron televizioni, transmeton gazetametro.net.

Siç lajmërojnë mediet, policia ka tentuar ta arrestojë Sakashvilin.
Siç ka kumtuar agjencia e Ukrainës UNN, duke u thirrur në burime, bastisja po kryhet për shkak të dyshimit se aksionet e protestave në të cilat po merr pjesë politikani, po financohen nga qarqet e ish kryetarit prorus të Ukrainës Viktor Janukovic.

 

12/16/2017 22:15

“Gjurmë Shqiptare”: Mali i shenjtë i Mirditës