Sporti

Ish-presidenti i Realit në gjendje të rëndë nga koronavirusi

03/17/2020 23:08
nga:M K

Lorenzo Sanz është nën kujdes intensiv në një spital në Spanjë.

Prestigjiozja “Marca” shkruan se ish-presidenti i Real Madridit në vitet 1995-2000 është diagnostifikuar me koronavirus dhe se është një nga ata të rreikuarit, duke parë edhe moshën e tij të shtyer, përcjell GazetaBlic.

Ai u dërgua në spita me ethe të larta, megjithëse deri më tani ende nuk ka ndonjë prononcim sa i përket gjendjes së tij.

Me të galaktikët fituan dy herë Ligën e Kampionëve, një ndaj Valencias dhe një ndaj Juventusit.

Mbetet të shihet deri nesër nëse do të ketë ndonjë komunikatë, qoftë nga mjekët apo të afërmit e tij.

/GazetaBlic/

05/15/2020 23:15

Manchester City – Real Madrid zhvillohet me 7 Gusht?