Sporti

Ish-portieri i Dritës në formacionin e javës në Ukrainë

08/28/2019 11:56
nga:M K

Ish-portieri i Dritës së Gjilanit, Betim Halimi vazhdon me formën e mirë në Ukrainë.

Anëtari i skuadrës së Olimpik Donetsk ka shkëlqyer në ndeshjen e xhiros së fundit përballë kampionit të shumëfishtë ukrainas, Dynamo Kiev, shkruan GazetaBlic.

Përkundër faktit se gjenden në pozitën e fundit, skuadra e Halimit ka arritur pikën e parë fundjavën që shkoi, e kryekëput duke i’u falenderuar kosovarit.

E, kjo performancë e tij nuk ka lënë pa u vërejtur, duke e vlerësuar atë, aq të denjë sa të zë vend në formacionin e javës në Premier Ligë.

Shpresojmë që ish-anëtari i Kosovës U21 të vazhdojë me paraqitje të mira, e pastaj ato t’i shfrytëzojë për kalim në ndonjë skuadër të madhe evropiane.

/GazetaBlic/

09/15/2019 07:41

Sa kohë ju mbetet për të shpëtuar në rast zjarri?