Sporti

Ish-ndihmës trajneri i Barcelonës në kohën e Enriques zbulon se vuan nga sëmundja e pashërueshme, ALS

06/18/2020 15:12
nga:M K

Ish-ndihmës trajneri i Barcelonës në kohën e Enriques, Juan Carlos Unzué zbulon se vuan nga sëmundja e pashërueshme, ALS.

Në një konferencë për shtyp, Unzue pranoi se tashmë iu është konfirmuar sëmundja ALS dhe se nuk ka shërim, përcjell GazetaBlic.

Lojtarët e Barcelonës ishin të pranishëm aty për t’i dhënë mbështetje maksimale, ndërsa nuk munguan as familja e miqtë.

“Afro 4000 njerëz në ditë konfirmohen me këtë sëmundje në Spanjë. Shumë pacientë humbin jetë për shkak të tij, por për mua tashmë do të vijë dita që duhet të përballem me forcat e plota me të”, tha mes tjerash para gazetarëve.

ALS është akronim për sklerozën amiotrofike laterale, e cila ndikon në tru dhe në palcën kurrizore. Neuronet motorike degjenerojnë dhe vdesin, gjë që e bën gjithnjë e më të vështirë për të lëvizur muskujt. Kur muskujt nuk përdoren sa duhet, ata ndalojnë së funksionuari dhe kësisoj trupi nuk funksionon.

/GazetaBlic/

08/01/2020 17:50

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit