Showtime

Ish-Miss Kosova, Ana Mehmetaj i kërkon vallëzim sensual Enver Petrovcit

10/25/2020 23:17
nga:Gazeta Blic

Aktori i njohur dhe njëherësh profesor i akademisë së Arteve, Enver Petrovci ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”.

Ai pati rastin që të rrëfejë fillimet e karrierës së tij, teksa tregonte se si hyri në botën e aktrimit.

Po ashtu, në mesin e emisionit pati rastin të jetë edhe ish-miss Kosova Ana Mehmetaj, e cila e ftoi aktorin për një vallëzim.

Fillimisht ajo kujtoi çmimin që ai mori në vitin 2011 në ‘Dancing With The Star’, ku në atë kohë pas konkurrentët, Shpat Kasapin me Çiljeta Xhilagën.

Pas kësaj, Mehmetaj ftoi Petrovcin që të vallëzonin për të paktën disa sekonda, ani pse ajo nuk është edhe shumë e mirë në këtë sferë.

Fansat e dyshes patën rastin të shijojnë disa çaste vallëzimi, nën tingujt e këngën ‘Martesa jonë’.