Lajme

Ish-ministrja maqedonase emërohet zëvendëssekretare e NATO-s

11/19/2024 15:25
nga:Sh R

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka vendosur të emërojë Radmila Shekerinskën nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës Veri-Atlantike.

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinskës si zëvendëssekretare e ardhshme e përgjithshme. Ajo beson vërtetë në NATO, e di punën që duhet për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë. Pres me padurim të punoj me të ndërsa ajo merr këtë rol kyç”, tha ai.

Shekerinska ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe Ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe anëtarësimin e vendit në NATO-në vitin 2020.

Ajo do të marrë postin e saj më vonë këtë vit, bëhet e ditur në faqen e Aleancës Veri-Atlantike.